TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të familjarëve të Sajmir Alimehmeti, i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg për vepra penale që lidhen me terrorizmin. Bëhet fjalë për tre llogari bankare me vlerë 210 mijë euro. Prindërit e Alimehmetit kanë deklaruar se të ardhurat i kanë krijuar nga qiratë e kursimet, por nuk kanë dokumente të provojnë këto deklarata. Alimehmeti i vetëquajtur si 'dentisti', u vendos në hetim që prej vitit 2014, ku ssipas FBI-së, ai kishte blerë thika dhe pajisje ushtarake dhe kishte publikuar video ku shfaqej një luftëtar i ISIS-it duke ekzekutuar të burgosur. Në Shqipëri, ai po hetohet aktualisht për veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
/ZËRI