Video

JAVA POLITIKE! Rama në Izrael, Balluku kërkon pasaportën, opozita në protestë

Rama vuri theksin te marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, duke kujtuar strehimin e hebrenjve në Shqipëri.

F.I
JAVA POLITIKE! Rama në Izrael, Balluku kërkon pasaportën, opozita
foto ilustruese

TIRANË- Java nisi me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Izrael, ku ai mbajti një fjalim në Parlamentin izraelit dhe zhvilloi një konferencë të përbashkët me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Rama vuri theksin te marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, duke kujtuar strehimin e hebrenjve në Shqipëri. Ai gjithashtu paralamëroi hapjen e një muzeu të hebrenjëve në Vlorë.

E hëna ishte gjithashtu ditë parlamentare, ku u miratuan ndryshime në Kodin Penal, të shoqëruara me debate të forta. Fokusin kryesor e mori dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët, i cili u konsiderua i pjesshëm nga aktorë të medias dhe organizata ndërkombëtare, pasi shpifja mbetet vepër penale për aktivistë, ekspertë dhe organizata të shoqërisë civile. Pavarësisht kundërshtive nga opozita dhe aktortët e tjerë, ndryshimet u miratuan pas mesnatës me 85 vota pro.

Qeveria do të shpërndajë fondet për përmbytjet e fundit dhe për zjarret e verës që lamë pas. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi se do të ofrohet ndihmë për bashkitë e prekura nga përmbytjet e fundit, kryesisht ato më të voglat. Ndërkohë, fondi mbi 345 milionë lekë do të shkojë për dëmshpërblimet nga zjarret e verës. Kruja përfiton shumën më të madhe dhe Hasi më të voglën.

Më 29 janar u mblodh Konferenca e Kryetarëve në Kuvend, ku u shoqërua me debate të ashpra mes PS dhe PD. Shkak u bë shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për kërkesën e SPAK ndaj Belinda Ballukut, që do të mblidhej për heqjen e imunitetit të saj.

Edhe pse mbledhja e Këshillit të Mandateve u shty, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë për zhbllokimin e pasaportës, duke kundërshtuar vendimin e GJKKO-s për ndalimin e udhëtimit jashtë vendit.

Nga ana tjetër, opozita ka paralajmëruar një protestë kombëtare më 10 shkurt para Kryeministrisë, të thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Java u mbyll me protestën e thirrur nga Adriatik Lapaj, ku u kërkua dorëheqja e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut./ZËRI

Poll

MOS HUMB