Video

'Identifikohemi si qen', protestë në Berlin

Në Berlin, rreth 1 mijë njerëz dolën në protestë sepse e identifikojnë veten e tyre si...qen. Sado e çuditshme ngjan, është e vërtetë.

k.m.
'Identifikohemi si qen', protestë në Berlin
Pamje nga protesta

GJERMANI- Nëse menduat se i kishit dëgjuar të gjitha, e keni gabim! Në Berlin, rreth 1 mijë njerëz dolën në protestë sepse e identifikojnë veten e tyre si...qen. Sado e çuditshme ngjan, është e vërtetë. Ata organizuan një tubim në stacionin hekurudhor të Berlinit Potsamer Platz në Gjermani, duke komunikuar vetëm duke ulëritur ose duke i lehur njëri-tjetrit.

Toco, një burrë nga Japonia tha se kishte përmbushur ëndrrën e tij të jetës për t'u bërë qen pasi kishte blerë një kostum hiperrealist prej 14,000 dollarësh. Në një intervistë të mëparshme me "The Post", Toco zbuloi se shpresonte të takonte të tjerë "qen" si ai.

Ekspertët kanë bërë thirrje për një diferencim midis "therians", njerëzve që "identifikohen si një krijesë tjetër përveç njeriut" dhe “furries", individëve të cilëve u pëlqen të luajnë kostume kafshësh.

Për shembull, disa "therians" (shkurt për "therianthrope") besojnë se janë një qen apo mace i rimishëruar në një trup njerëzor.

"Kur vesh kostumin tim, ndihem se nuk jam më njeri,"- tha Ueda, 32 vjeç.Në vitin 2020, krijuesja e përmbajtjes për të rritur, Jenna Phillips zbuloi se ajo fitonte 10,000 dollarë në muaj vetëm për t'u sjellë si një qen si platformën që ajo zotëronte./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB