Video

Italiani pësoi 4 atake kardiake, kirugu i “BrianzaDent”: Konsumoi marijuanë dhe bëri dush!

Për mjekun Mavriqi është normale që të hiqen 20 dhëmbë të një pacienti brenda ditës dhe këtë gjë ai e ka pohuar para kamerave.

F.m
Italiani pësoi 4 atake kardiake, kirugu i “BrianzaDent”:
Simone Del Vecchio dhe mjeku Luan Mavriqi

TIRANË- Mjeku Luan Mavriqi që trajtoi italianin Simone Del Vecchio është shprehur se atakët kardiakë dhe përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore kanë ardhur pasi i riu italian ka bërë dush me ujë të nxehtë dhe ka konsumuar marihuanë pas ndërhyrjes. Ky ka qenë prononcimi që mjeku ka dhënë për emisionin investigativ “TakFak” që ka trajtuar rastin e Simone Del Vecchios, i riu 37-vjeçar që u trajtua në klinikën “BrianzaDent”. Për mjekun Mavriqi është normale që të hiqen 20 dhëmbë të një pacienti brenda ditës dhe këtë gjë ai e ka pohuar para kamerave. Simone Del Vecchio është italiani që erdhi të rregullonte dhëmbët në Shqipëri në qershor të vitit të kaluar, por pas ndërhyrjes tek “BrianzaDent”, përfundoi duke pësuar katër atakë kardiakë. Ai u shtrua në QSUT dhe më pas u nis drejt Italisë për një trajtim më të specializuar mjekësor. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 8 muaj, i riu nuk i është kthyer jetës së tij normale.

Poll

MOS HUMB