
BREGU PERËNDIMOR – Një bulldozer i ushtrisë së Izraelit ka ‘shkulur’ një monument të udhëheqësit historik të palestinezëve, Yasser Arafat në Bregun Perëndimor.
Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale, tregon momentin, kur forcat speciale izraelite, që kanë marrë pseudonimin ‘arinjtë’, shkatërrojnë monumentin.
Yasser Arafati është një ndër figurat kryesore politike e historike për palestinezët.
Ai ishte kryetar i Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe president i Vetëqeverisjes Popullore deri në vitin 2004. Gjithsesi, ai ishte dhe ‘njeri i paqes’, pasi fitoi Nobelin, së bashku me kryeministrat izraelitë Yitzhak Rabin dhe Simon Peres më 1993.
Tulkarem
— Younis Tirawi | يونس (@ytirawi) November 14, 2023
Israeli occupation forces have demolished a monument dedicated to the late Palestinian President, Yasser Arafat. pic.twitter.com/ag45e3tk3H
Kujtojmë se më 7 tetor Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite ka hyrë tanimë në Gaza. Më tepër se 12500 njerëz kanë vdekur nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/