Video

Jurgis Çyrbja mohon lidhjet me grupet kriminale

Përpara prokurorëve, ai është shprehur se nuk ka përkrahur dhe nuk ka strehuar asnjë person në kërkim, referuar përgjimeve që zbuluan se kishte siguruar strehë për Altin Hajrin.

F.m
Jurgis Çyrbja mohon lidhjet me grupet kriminale
Jurgis Çyrbja

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja ka mohuar të ketë pasur aplikacion SKYECC dhe të ketë komunikuar me persona me precedent penalë. Çyrbja është paraqitur sot në SPAK në orën 11:00 dhe për më shumë se 4 orë është marrë në pyetje lidhur me përgjimet që tashmë janë bërë publike, ku ai ka komunikuar me eksponentë të krimit. Përpara prokurorëve, ai është shprehur se nuk ka përkrahur dhe nuk ka strehuar asnjë person në kërkim, referuar përgjimeve që zbuluan se kishte siguruar strehë për Altin Hajrin, në momentin që ai kërkohej për pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës.

Poll

MOS HUMB