
BRAZIL- Ekipet e shpëtimit janë në aksion në shtetin brazilian Rio Grande do Sul pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës që vranë të paktën 100 njerëz. Më shumë se 160,000 njerëz janë zhvendosur nga përmbytjet, me disa komuna të shkatërruara plotësisht nga ujërat e përmbytjeve. Por pamjet nga ajri kanë zbuluar një të mbijetuar nga përmbytjet. Bëhet fjalë për një kalë të bllokuar në një çati në qytetin e Canoas.
Kryebashkiaku i qytetit tha për GloboNeës se ata shpresonin të shpëtonin kalin me ndihmën e një helikopteri. Por aeroportit në Porto Alegre i ajnë përmbytur plotësisht pistat dhe do të jetë jashtë përdorimit për të paktën 30 ditë.
Ndaj nuk dihet sesi do shkojë fati i kalit./ZËRI