Video

Kinë: Shembet tempulli 650-vjeçar

Incidenti ndodhi më 19 maj në provincën Fengyang, kur çatia e tempullit u shemb papritur teksa i gjithë siti ishte mbushur me vizitorë dhe turistë. 

k.m.
Kinë: Shembet tempulli 650-vjeçar
Shembja e tempullit

KINË- Autoritetet lokale në Kinën lindore kanë nisur një hetim pas shembjes së papritur të një pjese të një tempulli, i cili u ndërtua në vitin 1375 dhe ishte rinovuar së fundmi vetëm vitin e kaluar. Incidenti ndodhi më 19 maj në provincën Fengyang, kur çatia e tempullit u shemb papritur teksa i gjithë siti ishte mbushur me vizitorë dhe turistë. 

Videot e postuara në rrjetet sociale kapin momentin e shembjes: çatia rrëzohet brenda sekondave, duke ngritur re të dendura pluhuri, ndërsa të pranishmit shihen duke ikur me vrap të tmerruar.

MOMENTI ME VIDEO:


Autoritetet nuk kanë njoftuar ende nëse ka të lënduar, ndërsa hetimi për shkaqet e incidentit vazhdon. Sipas Departamentit lokal të Kulturës dhe Turizmit, incidenti ndodhi në orën 6:30 të pasdites, në anën lindore të çatisë së tempullit. 

Tempulli u ndërtua në vitin 1375, gjatë Dinastisë Ming, dhe përbëhet nga një bazë e ngritur dhe ndërtesa kryesore. Baza e saj është njohur si një monument i rëndësishëm kulturor i Provincës Anhui që nga viti 1989. Lajmi për shembjen shkaktoi zemërim dhe shqetësim në mediat sociale, me shumë përdorues që e komentuan incidentin si të papranueshëm, duke pasur parasysh se monumenti ishte riparuar së fundmi./ZËRI

Poll

MOS HUMB