Video

Kjo është...shkolla e parë për shtriga!

Ashionye Ogene shqyrton nëse qasja e tyre e re mund të ndihmojë mijëra gra të lëna pas nga sistemi arsimor i Rumanisë.

k.m.
Kjo është...shkolla e parë për shtriga!
Pamje nga dokumentari

RUMANI- Tingëllon e çuditshme por është e vërtetë! Në Rumani do të hapet shkolla e parë në botë...për shtriga dhe magji! "Unreported World" është njohur me një brez shtrigash të vetëshpallura, të vendosura për të hapur shkollën e parë të shtrigave në Rumani. Ashionye Ogene shqyrton nëse qasja e tyre e re mund të ndihmojë mijëra gra të lëna pas nga sistemi arsimor i Rumanisë.

Në periferi të Bukureshtit ndodhet shtëpia e një gruaje që pretendon të jetë shtriga më e fuqishme në Evropë.

Pikërisht këtu Mihaela Minca po planifikon të ngrejë një shkollë ambicioze, por të diskutueshme, që ajo shpreson t'u japë grave nga komuniteti i saj minoritar rom një shans të ri për jetën. Gjysma e komunitetit të ciganëve romë jeton nën kufirin e minimumit jetik dhe shumica e braktisin arsimin për shkak të varfërisë, diskriminimit dhe martesave të hershme.

Por jo të gjithë janë të bindur nga magjia që ofron kjo shkollë. Magjia ishte e ndaluar gjatë epokës komuniste dhe disa politikanë janë përpjekur ta ndalojnë fare këtë praktikë. Por tani, shkolla po përballet edhe me kritikat nga Kisha ortodokse, e cila beson se magjia është një gjë e neveritshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB