TIRANË-Klevis Qose është emeruar në krye të AMP vetëm pak ditë pasi u largua nga posti si drejtues i Burgjeve. Paralelisht me këtë emërim, janë bërë edhe disa ndryshime në Policinë e Shtetit, të firmosura nga drejtori i Përgjithshëm, Skënder Hita. Sipas ndryshimeve: Erion Ahmeti është komanduar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndërsa Andi Banushi është emëruar në Policinë e Elbasanit. Alfred Cenaj emërohet shef i Komisariatit nr.2, ndërsa Gerald Toska merr drejtimin e Komisariatit të Fierit. Në listën e ndryshime janë përfshirë edhe nivelet drejtuese të krimit: Dritan Muça ëshë caktuar zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Vlorë, ndërsa Dritan Malaj në të njëjtin post në Berat. Islor Islami, shef sektori në mbështetjen hetimore të krimit të organizuar, ndërkohë, Erdit Rreçeku është emëruar shef i Komisariatit në Peqin. Këto lëvizje vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave të Policisë së Shtetit, ndërsa vetëm një ditë më parë Hita firmosi një tjetër 'furtunë' nga Tiranë në Kukës.
/ZËRI