TIRANË- Ndryshimet e reja në rreth 105 nene në Kodin e Procedurës Penale prekin edhe mediat dhe gazetarët, ku me propozimet e reja kufizohet raportimi lidhur me çështjet hetimore. Konkretisht me ligjin e ri në nenin 103: Ndalohet publikimi i akteve dhe i pamjeve të procedimit penal. Neni përcakton se ndalohet shpërndarja, apo publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve të procedimit penal që janë të mbrojtura nga sekreti hetimor, si dhe i përmbajtjes së tyre, nga organet proceduese, i pandehuri dhe mbrojtësi, viktima ose trashëgimtarët e tij, si dhe nga ekspertët ose persona të tjerë që kanë marrë dijeni mbi aktet për shkak të cilësive të tyre zyrtare. Por në pikën 14 të nenit 103, thuhet se palët e treta veçanërisht, gazetarët dhe media që kanë të dhëna nga një sekretit hetimor, nuk mund t’i publikojë ato pa marrë më parë leje nga gjykata e shkallës së parë. Nëse një gazetar publikon një informacion për interes të madh publik, edhe nëse gjykata nuk e lejon, do të ndiqet penalisht.
/ZËRI