TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Eraldo Fizin, i akuzuar për dhunë në familje dhe shkaktim vetëvrasjeje ndaj ish-bashkëshortes së tij, Xhuana Nikolli, ngjarje e ndodhur më 10 mars të këtij viti. Sipas burimeve, Eraldo Fizi e ka pranuar që ka ushtruar dhunë vetëm një herë ndaj Xhuanës, një ditë para ngjarjes. Po ashtu, mësohet se ai ka dhënë versionin e tij, sipas të cilët, ishin konfliktuar për arsye xhelozie por ishin në tentativa për t'u bashkuar. Eraldo Fizi u vetëdorzua të mërkurën, në Policinë e Lezhës dhe më pas u transferua drejt Tiranës, pas më shumë se 6 muajsh në arrati. Sipas hetimeve, më 9 mars, Xhuana Nikolli kishte takuar ish-bashkëshortin e saj, ku dyshohet se ka pasur një përplasje mes tyre. Një ditë më pas, më 10 mars, 25-vjeçarja konsumoi fostoksinë dhe humbi jetën. Në trupin e 25-vjeçares u konstatuan shenja dhune në kokë, fytyrë dhe në njërin krah, ndërëa në banesë u gjet gjithashtu një letër që ajo u kishte lënë familjarëve.
/ZËRI