Video

Konfiskohen pasuritë e Eldi Dizdarit

Ai u përfol si një nga emrat që morën pjesë edhe në përplasjen me armë në ish-bllok, por emri i tij nuk u lidh kurrë me një akuzë zyrtare nga ana e Prokurorisë.

f.t
Konfiskohen pasuritë e Eldi Dizdarit
Eldi Dizdari

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfiskuar pasuritë e Eldi Dizdarit, alias Denis Matoshit. Dizdari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, për organizatë kriminale, pasi ka qenë pjesë e klanit Bello. Atij i janë konfiskuar garazhe, truall, prona dhe para që i janë gjetur në llogari bankare në Tiranë. Dizdari, sipas autoriteve italiane, është udhëheqës i grupit kriminal shqiptar (KOMPANIA BELLO), e cila dyshohet se është e përfshirë në trafik droge dhe operacione kontrabande midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë prej 350 milionë euro. Dizdari, është një emër i njohur edhe në Shqipëri për përfshirje në trafikun e drogës, megjithëse autoritetet tona nuk ia kanë dalë të provojnë implikimin e tij. Ai u përfol si një nga emrat që morën pjesë edhe në përplasjen me armë në ish-bllok, por emri i tij nuk u lidh kurrë me një akuzë zyrtare nga ana e Prokurorisë.

Emri i Dizdarit doli në skenë edhe pas arrestimit të Arbër Cekajt, i dënuar tashmë me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë, që u kapën në Maminas më 2018./ZËRI

Poll

MOS HUMB