Video

Krushqit dhunojnë pretendentin për dhëndër në spital

I dhunuari ka deklaruar në polici se ka një lidhje dashurore prej një viti me vajzën dhe se ka kërkuar që ta bëjë familjare lidhjen, por është kundërshtuar nga të afërmit e saj.

F.m
Krushqit dhunojnë pretendentin për dhëndër në spital
I dhunuari

DURRËS- Eridion Canameti, me origjinë nga Burreli është dhunuar barbarisht nga babai, xhaxhai dhe një i afërm tjetër i të dashurës së tij. Të tre personat, kanë mësyrë në spitalin e Durrësit, ku kanë dhunuar 32-vjeçarin, edhe pse ai ruhej nga punonjës të policisë. Tre agresorët, të lindur në Dibër, por banues në lagjen 13 Plazh Durrës, janë vënë në pranga dhe akuzohen për plagosje të lehtë e për prishje të rendit publik. Top Channel ka publikuar foto të të riut, i cili ka nga dhuna ka marrë plagë në kokë, qafë, fytyrë dhe krah. I dhunuari ka deklaruar në polici se ka një lidhje dashurore prej një viti me vajzën dhe se ka kërkuar që ta bëjë familjare lidhjen, por është kundërshtuar nga të afërmit e saj. Ai ka deklaruar se ndodhej në spitalin e Durrësit në momentin që është dhunuar pasi ishte ndaluar nga policia për konsumim alkooli dhe ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ai gjithashtu ka marrë mesazhe kërcënuese nga babai i vajzës, i cili është shprehur se do t’i vriste të dy.

 

Poll

MOS HUMB