
Tifozat kuqezi flasin për Zëri.ai
TIRANË- Ndeshja Shqipëri-Çeki, ishte një nga më të bukurat të zhvilluara së fundmi në stadiumin "Air Albania". Rezultati 3 me 0, ishte "qershia mbi tortë'' e mbrëmjes dhe tifozat kuqezi nuk e fshehën entuziazmin e fitores jashtë stadiumit.
Për mikrofonin e Zëri.ai, ata treguan se ku do të shkonin të festonin. Të pranishëm në "Air Albania" ishin shumë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Presheva e Struga, të cilët kishin rezervuar vendet në lokale të ndryshme në kryeqytet.
Festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit. Për shumë ju ftojmë të ndiqni videon e përgatitur nga Zëri.ai.
Poll