Video

Kush është Agim Xhindoli? Biznesmeni që "fiton" kur garon me veten

Një vit më pas, pa ndonjë eksperiencë të mëparshme, ai mori leje nga Këshilli i Ministrave për të ndërtuar një park fotovoltaik në fshatin Allprenaj të Lushnjes, tokë të cilën e ka marrë me vlerën 28.968 lekë për ha.

F.m
Kush është Agim Xhindoli? Biznesmeni që "fiton" kur
Agim Xhindoli

TIRANË- Agim Xhindoli është një nga biznesmenët më të rinj në vend që duket se është angazhuar fuqishëm në tregun e tenderave publikë. Edhe pse i futur rishtazi në treg në krahasim me të tjerët, biznesmeni ka rrëmbyer edhe vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, i cili e ftoi edhe në podcastin e tij.

Asokohe, Xhindoli kishte vetëm një kompani, “PERPUNIM MERMER GRANITI”. Gjatë gjithë bisedës me të parin e qeverisë, Xhindoli u etiketua nga kryeministri si “biznesmen i djathtë”. Ndërsa Xhindoli nga ana e tij tregonte sesi kishte ngritur një biznes në nivel ndërkombëtar me gurin dhe mermerin dhe se ka 110 të punësuar. Përsa u përket pagave në fabrikën e tij, Xhindoli tha se janë konkurruese me Evropën. Por "boom-in" e suksesit duket e ka pasur në vitin 2022, duke hapur edhe 4 kompani të tjera; 1 në muajin maj dhe 3 të tjera në korrik. Një vit më pas, pa ndonjë eksperiencë të mëparshme, ai mori leje nga Këshilli i Ministrave për të ndërtuar një park fotovoltaik në fshatin Allprenaj të Lushnjes, tokë të cilën e ka marrë me vlerën 28.968 lekë për ha. Edhe pse tenderin e ka marrë tashmë, asokohe "Open Procurement", e kishte sinjalizuar me flamur të kuq. Kjo për shkak se në garë ishte vetëm kompania e biznesmenit nga Lushnja. Praktikisht, ai ka fituar ndaj vetes. Por garën dhe fitoren ndaj vetes e ka pasur edhe në raste të tjera. Në vitin 2016, me kompaninë "PERPUNIM MERMER GRANIT SHPK" ai ka marrë tender për memorialin e ish-të përndjekurve në Savër dhe memorialin Loni Dhamo. Në nëntor të vitit 2024, ai u shfaq në krah të kryebashkiakes së Lushnjes, Eriselda Sefa. Të dy, siç duket edhe nga fotot e publikuara në rrjetet sociale asokohe, inspektonin disa punime rrugësh. Por, nga mënyra e qëndrimit, dukej sikur në fakt është Xhindoli ai që drejton dhe është i pari i qytetit, e jo Sefa. Nëse dikush nuk do ta dinte postin që ajo mban për një mandat të dytë tashmë, duket sikur ajo raporton para tij për investimin që Xhindoli vetë e ka marrë përsipër që të kryejë.

Poll

MOS HUMB