
TIRANË- Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Luan Hoxha nuk do të pyetet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit tyë Organizuar (SPAK) në lidhje me shpërthimin në Gërdec, pasi nuk i është gjendur adresa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai rezulton se ka ikur që në vitin 2012, një vit para se qeveria e Sali Berishës të ikte nga pushteti, për në SHBA. Por në një kallbogram, paraqitet një bisedë mes tij dhe Ambasadorit Amerikan, ku Hoxha i shpreh se i rrezikohet jeta në Shqipëri, ndërsa ka treguar dhe një bisedë që ka pasur me Shkëlzen Berishën, djali e kryeministrit të kohës Sali Berisha gjatë vitit 2007, kur kishte nisur puna në Gërdec.
Sipas Hoxhës, Shkëlzen Berisha i ka kërkuar që të vijojë dërgimi i municioneve të kalibrit të lartë në Gërdec, madje pa asnjë vonesë. Ndërkohë gjatë bisedës me Ambasadorin, e cila mbetet “Top secret”, Hoxha shprehet se i rrezikohet jeta në Shqipëri.