Video

Martinaj donte “kokën” e Doqjes, kontraktoi hasmin e përbashkët

Fatmir Hyseni alias Doqja është i shpallur në kërkim. Klani “Duka”, armiqtë e përbetuar të Ervis Martinaj kontraktuan Fatmir Hysenin për të eleminuar fizikisht, Santiago Malkon, krahun e djathtë të Martinajt.

F.m
Martinaj donte “kokën” e Doqjes, kontraktoi hasmin e
Ervis Martinaj dhe Fatmir Hyseni

TIRANË- I shumëkërkuari që rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të vitit 2022, Ervis Martinaj ka kërkuar të vrasë Fatmir Hyseni i njohur ndryshme dhe si Doqja. Operacioni i fundit i realizuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zbuluar planet e Martinajt për vrasjen e Doqjes, në bashkëpunim me ish-deputetin Arben Ndoka. Në njoftim bëhet me dije se Martinaj dhe Ndoka kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë-Krujës dhe në zonën e Burrelit. Martinaj ka kontaktuar Viktor Imerin, i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim dhe i ka kërkuar vrasjen e Hysenit. Fatmir Hyseni alias Doqja është i shpallur në kërkim. Klani “Duka”, armiqtë e përbetuar të Ervis Martinaj kontraktuan Fatmir Hysenin për të eleminuar fizikisht, Santiago Malkon, krahun e djathtë të Martinajt. Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Fatmir Hyseni është dyshuar dyshuar gjithashtu si një nga bashkëpunëtorët e vrasjes së vëllait të Viktor Imerit në Vlorë, ose siç njihet ndryshe “Tori i Xhihanes”. Fatmir Hyseni është kunati i Dritan Veselit alias “Didi i Vlorës” ose “Didi Çami”, i vrarë në 14 shtator 2004 në qytetin bregdetar. Viktor Ymeri njihet edhe si daja i ‘faqedjegurit’, Edison Harizaj.

Poll

MOS HUMB