
TIRANË- ZËRI ka zbardhur skemën e skandalit të mikrokredive, të faktuar tashmë edhe nga Prokuroria. Në document thuhet qartë se shkresat me logo MCA-ADCA që u dërgohen kredimarrësve nuk mbajnë as emra, dhe për rrjedhojë, nuk dihet as se nga kush janë nënshkruar.
Mirëpo, pavarësisht këtij fakti, MCA (Micro Credit Albania) ka telefonuar të gjithë debitorët që kishin borxhe të vjetra të bankat e kryesisht ne atë “ProCredit” Bank.
Për likuidimin e këtyre kredive te blera, MCA i detyronte kreditorët që të marrin kredi te reja dhe me marrjen e një kredie të re nga kreditori pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogarit e kreditoreve. Por, nuk mbaron me kaq. Më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave te tjera. Në shkresë evidentohet se totali i trojeve të sekuestruara është 216 509 m2 ose 22 Hektarë minimalisht sa 500-fishi i detyrimit që është vetëm 1 267 160 lekë.