Video

Me armë pranë shtëpisë së Ilir Selmanit, arrestohet kushëriri i Vis Martinajt

Ndërkohë, sa i përket arrestimit të Emilajno Ninës, policia bën me dije se gjatë momentit të arrestimit iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë së bashku me municion, të cilën dyshohet se e mbante pa leje.

zh.ll
Me armë pranë shtëpisë së Ilir Selmanit, arrestohet
Emiljano Nina dhe Ervis Martinaj

TIRANË-Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt, është arrestuar nga policia pasi u kap me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit. Ky është dënuar me 26 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ndërsa u la në ‘arrest shtëpie’ më 19 qershor me vendim të Apelit të Posaçëm. Ndërkohë, sa i përket arrestimit të Emilajno Ninës, policia bën me dije se gjatë momentit të arrestimit iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë së bashku me municion, të cilën dyshohet se e mbante pa leje. Megjithatë, rrethanat e pranisë së Emiliano Ninës në banesën e Selmanit dhe qëllimi i takimit mes tyre mbeten të paqarta. Emiljano Nina është një personazh i njohur për policinë e Shtetit pasi është përfshirë në disa ngjarje, si dhe kushëriri i të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB