TIRANË-Një ditë pas gjetjes së trupit të pajetë të 34-vjeçarit Eglant Koçi, janë kryer ekzaminimet e para mjeko-ligjore. Sipas burimeve, nga ekzaminimet paraprake është evidentuar një plagë në pjesën e pasme të kokës, e cila dyshohet se është shkaktuar nga armë zjarri. Megjithatë, trupi i të riut është dërguar në morg, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës së plotë mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të sakta të vdekjes. Trupi u gjet në gjendje dekompozimi në fshatin Cerrujë, midis Tiranës dhe Elbasanit. Burime bëjnë me dije se dentifikimi u bë nga familjarët e viktimës, pas lokalizimit të zonës nga policia me ndihmën e dronëve. Eglant Koçi rezultonte i zhdukur prej rreth dy javësh, ndërsa zhdukja e tij ishte denoncuar nga familjarët pranë autoriteteve. Në kuadër të hetimeve, është shpallur në kërkim shtetasi Armand Shakaj, i cili dyshohet të jetë shoku i ngushtë i viktimës dhe autori i ngjarjes. Në zyrën e Armando Shakajt, policia pati gjetur gjurmë baruti dhe një shenjë në mur, e cila dyshohej të jetë e shkaktuar nga një predh plumbi.
/ZËRI