
Burrat gjysmë të zhveshur
GAZA- Pamje të rënda vijnë nga Gaza. Në një video që ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mediat e huaja, shfaqen disa burra gjysmë të zhveshur, mes tyre dhe fëmijë palestinez që mbahen nga ushtria izraelite në një stadium në Rripin verior të Gazës. Po ashtu pamjet tregojnë se mes të ndaluarve ka dhe gra dhe të moshuar. Ushtria izraelite ka arrestuar me qindra njerëz ditët e fundit dhe po i mban ata në ambiente të mëdha që janë kthyer në “fortesa”. Nuk ka detaje për gjendjen e tyre shëndetësore./ZËRI
Poll