Video

Çmimi i qumështit në stratosferë!

Kjo gjë mund të përbëjë abuzim me pozitë dominuese.

F.m
Çmimi i qumështit në stratosferë!
Foto Ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim të thelluar ndaj katër kompanive të tregtimit me shumicë të qumështit dhe nënprodukteve të tij për shkak të rritjes të çmimeve. Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra), SHAKA Boboshticë SHPK. Kjo pasi gjatë harkut kohor 1 janar 2022 – 31 dhjetor 2023, rezulton të jetë rritur me 38% çmimin i qumështit dhe nënprodukteve të tij, djathë dhe gjalp.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, referuar analizës së tregut të prodhimit dhe shitjes me shumicë të nënprodukteve të qumështit, rezulton se sjellja e këtyre ndërmarrjeve me pjesë të konsiderueshme tregu, Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra), SHAKA Boboshticë SHPK, mund të përbëjë abuzim me pozitë dominuese sipas nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003.

Poll

MOS HUMB