Video

Histori e 'vulosur' nga plumbat, kush ishte Katerina "BELLA MAFIA", dashuria e Vangjelis

Në moshën 20-vjeçare, ajo takoi dhe u dashurua me Vangelis Zabuni. Edhe kryemafiozi grek ra në dashuri me të dhe u përpoq të dalë nga mafia, por siç duket nuk ndodhi kurrë.

F.m
Histori e 'vulosur' nga plumbat, kush ishte Katerina "BELLA
Vangjelis Zabuni dhe Katerina 'Bella Mafia'

GREQI- Vangjelis Zabuni dhe Katerina 'Bella Mafia', çifti që jetën ua morën plumbat. Katerina përshkruhet si një grua mbresëlënëse që tërhiqej gjithmonë nga mafiozi, me të cilin jetoi një romancë pasionante për një kohë të gjatë, para se të ndaheshin miqësisht. Por edhe pas ndarjes së tyre, ata komunikonin shumë shpesh, sigurisht pa e ditur se pas vitit 2016, kur shpërtheu lufta e mafias greke, ata do të bëheshin objektiva kryesorë për t’u eliminuar nga kundërshtarët. Katerina e donte jetën e mirë, armët dhe tatuazhet. Ajo ishte me origjinë nga Kreta dhe vinte nga një familje e pasur dhe besonte se për shkak të emrit, lidhjeve e statusit shoqëror do të ishte gjithmonë e paprekshme dhe e mbrojtur.

Në moshën 20-vjeçare, ajo takoi dhe u dashurua me Vangelis Zabuni. Edhe kryemafiozi grek ra në dashuri me të dhe u përpoq të dalë nga mafia, por siç duket nuk ndodhi kurrë. Madje përfshiu dhe të dashurën e tij në atë botë të errët. Kur ai rrezikoi të arrestohet, ajo e fshehu në banesën e saj, duke kryer dhe paligjshmërinë e parë. Më pas ajo u mor e dyshuar për një vrasje, por u shpall e pafajshme. Gjithashtu u akuzua si pjesë e një bande grabitësish dhe u dënua me 5 vite burg me kusht. Më pas ndaj saj ndodhi dhe atentati i parë. Në vitin 2011, dy burra e qëlluan në kokë dhe u larguan, duke e lënë të plagosur rëndë, në një kohë që ishte dhe shtatzënë.

Katerina ishte 26-vjeçe. Ajo u dërgua në urgjencë në spital dhe mjekët luftuan për ta mbajtur në jetë dhe për të shpëtuar fëmijën, e cila tani është 12 vjeçe. Pas këtij atentati, Katerina u zhvendos në Amrikë me vajzën e saj, por lidhjet me Zabunin s’e shkëputi dot.  Katerina u kthye dhe vendosi që të jetonte një jetë normale në Athinë, por dikush nuk e kishte harruar. Në 2018, 33-vjeçarja u ekzekutua teksa futej në parkingun nëntokësor të vilave ku jetonte.

 “Në fillim vijnë buzëqeshjet, më pas gënjeshtra dhe në fund plumbat”, shkruante ajo në Instagram, tre muaj para se të vritej.

Pothuajse katër vjet më vonë, Zabuni, i cili zakonisht udhëtonte me eskortë e me jelek antiplumb, u vra në Athinë. Ai ishte brenda një BMW-je të blinduar, por kjo nuk i pengoi ekzekutorët që lëviznin me kallshë blindshpues. Zabuni u vra në mënyrë makabre, duke vulosur kështu historinë e tyre, por jo luftën që filloi tetë vjet më parë dhe se nuk dihet nëse do të përfundojë.

Poll

MOS HUMB