Video

"Murtaja afrikane" në Shqipëri?

Sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera, por për shkak të sëmundjes së influencës aviare është vendosur edhe bllokimi i importeve të shpendëve të gjallë dhe mishit të tyre.

F.m
"Murtaja afrikane" në Shqipëri?
Foto Ilustruese

TIRANË- Shqipëria ka ndalur importet e derrave dhe shpendëve nga Sllovakia, Italia, Hungaria, Letonia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Danimarka, Holanda, Belgjika, Bullgaria, Gjermania, Lituania, Estonia, Moldavia, Polonia dhe Ukraina. Shkak është bërë shfaqja e infektimeve me sëmundjen e “Murtajës Afrikane” dhe Gripit të shpendëve në disa vende. Vendimi është marrë për një afat të pacaktuar. Murtaja afrikane e derrit është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër. Sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera, por për shkak të sëmundjes së influencës aviare është vendosur edhe bllokimi i importeve të shpendëve të gjallë dhe mishit të tyre. Gjithashtu, është vendosur ndalimi i importit dhe tranzitimit për në Shqipërisë të shpendëve të gjallë shtëpiakë; zogjve 24-orësh; shpendëve dekorativë; materialit biologjik të shpendëve; vezëve të shpendëve; mishit të shpendëve të patrajtuar termikisht dhe nënprodukteve të  shpendëve të patrajtuar termikisht.

Poll

MOS HUMB