TIRANË- Fermerët e Shoqatës “Blegtorët Prodhues të Qumështit” protestuan këtë të martë për rreth 4 orë përpara Ministrisë së Bujqësisë, duke kërkuar mbështetje më konkrete për prodhimin vendas dhe naftë pa taksa. Ata mbanin në duar pankarta me mesazhe si: “Bojkotoni ushqimin serb” dhe “Duam ministri bujqësie, jo propagandë”. Pas protestës, një përfaqësi prej 10 fermerësh u takua me ministrat Andis Salla dhe Petrit Malaj. Pas takimit, vetë fermerët deklaruan se u vendos që skema e bujqësisë të rishikohet në shtator, ndërsa nafta do të ofrohet me akcizë 20% më të ulët. Megjithatë, disa fermerë kundërshtuan marrëveshjen dhe pati përplasje verbale jashtë ministrisë.
/ZËRI