Video

Ndalohet për drogë vëllai i deputetit socialist, Eduart Ndreca

Kjo nuk është hera e parë që familja Ndreca bëhet kryefjalë në aksionet e bluve.

F.m
Ndalohet për drogë vëllai i deputetit socialist, Eduart Ndreca
Armando dhe Eduart Ndreca

TIRANË- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca është ndaluar nga Policia e Lezhës, ndërsa kunati i tij, Armel Nikdukaj dhe shoku i të dyve Elvis Shpellzai janë vënë në pranga pas një aksioni në pyllin e fshatit Kashnjet që zbuloi një stan të përshtatur për kultivim kanabisi. Në dëshminë e dhënë në polici, Ndreca është shprehur se nuk ka lidhje me drogën, ndërkohë zyrtarisht nga Policia e Shtetit nuk është bërë ende me dije roli i tij. Gjatë operacionit në Kashnjet, u sekuestruan 2973 bimë narkotike, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi dhe tre celularë. Gjatë kontrollit në banesat e Nikdukajt dhe të arrestuarit tjetër Ervis Shpellazi u sekuestruan 3 armë të ftohta dhe një maskë. Kjo nuk është hera e parë që familja Ndreca bëhet kryefjalë në aksionet e bluve. Dy vite më parë, policia prangosi vjehrrin e Armando Ndrecës, Ramiz Nikdukaj që u vu në pranga bashkë me dy persona të tjerë, Bashkim Kovaci 64 vjeç dhe Altion Luli 43 vjeç, gjatë operacionit “Syri i sheganit” në një shtëpi bari në Koplik.

 

 

Poll

MOS HUMB