Aktualitet

Armando Ndreca u ‘tradhëtua’ nga telefonata me kunatin, dëshmia: S’kam lidhje me drogën

Deri më tani nuk dihet ende se çfarë roli ka pasur Armando Ndreca.

F.m
Armando Ndreca u ‘tradhëtua’ nga telefonata me kunatin,
Armando Ndreca

LEZHË- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndreca është ‘tradhëtuar’ nga një telefonatë që ka zhvilluar me kunatin e tij, gjithashtu të arrestuar, Armel Nikdukaj. Shqiptarja.com shkruan se gjatë marrjes në pyetje vëllai i deputetit ka deklaruar se nuk ka lidhje me drogën. Deri më tani nuk dihet ende se çfarë roli ka pasur Ndreca.

Gjatë operacionit në ambientin e përshtatur për kultivim kanabisi në pyjet e fshatit Kashnjet, u sekuestruan 2973 bimë narkotike, disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi dhe tre celularë.

Gjatë kontrollit në banesat e Nikdukajt dhe të arrestuarit tjetër Ervis Shpellazi në qytetin e Koplikut u sekuestruan 3 armë të ftohta dhe një maskë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB