
GJERMANI-Nedim Bajrami ka hyrë në historinë e Kampionateve Evropiane pasi ka shënuar golin më të shpejtë në histori! Në sekondën e 23, mesfushori i kuqezinjve shënoi kundër Italisë duke e çuar Kombëtaren në avantazh në përballjen për EURO 2024. Mediat më të mëdha europiane i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë golit të Nedim Bajramit ndaj Italisë mbrëmjen e së shtunës në stadiumin e Dortmundit. BBC shkruan se Bajrami goditi fort topin në këndin e sipërm të djathtë të portës, pasi Federico Dimarco llogariti plotësisht gabim një rivënie anësore. Ndërsa “The Independent” shkruan në një shkrim të saj se “23 sekonda para tyre, Donnarumma kishte bërë pritjen që vulosi lavdinë evropiane për Italinë në Londër, në 2021”. Ishte një sulmues shqiptar që thyeu një rekord në kurriz të lojtarëve të dëshpëruar italianë, duke rrëzuar nga froni Dmitri Kirichenko me golin e tij për 44 sekonda në Euro 2004.
Edhe “Daily Mail” nënvizon gjithashtu se Shqipëria shihet si skuadra më e dobët në “grupin e vdekjes”, të përbërë nga, Italia, Spanja dhe Kroacia. Media shkruan se “Bajrami ka bërë historinë” duke theksuar se shtëpia e Borussia Dortmundit ishte një det i tifozëve shqiptarë të eksituar të stolisur kuqezi, të cilët përbënin shumicën dërrmuese të tifozëve. Media franceze shkruan më pas se si Italia e ktheu menjëherë rezultatin dhe në pjesën e dytë u zmbraps./ZËRI