
TIRANË- Vila luksoze, automjete, troje, garazhe e biznese nga më të ndryshmet të dyshuara si të siguruara me të ardhura nga korrupsioni apo trafiku i drogës, janë pjesë e katalogut të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Në 700 faqe janë listuar të gjitha pasuritë që janë sekuestruar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe që u përkasin bosëve të botës së krimit, por edhe politikanëve.
Jamarbër Malltëzi është një prej tyre, pasuritë e të cilit duket se janë të konsiderueshme duke nisur nga apartamente e deri tek palestra. Vila e deputetes Monika Kryemadhit është gjithashtu në listë. Alqi Bllako, Jorgo Goro si dhe apartamenti i Ilir Beqajt në Vlorë janë gjithashtu pjesë e këtij katalogu. Vila e bashkëjetueses së ish-kryeministrit Arben Ahmetaj, Erjola Hoxha në Hamallaj të Durrësit dhe prona e ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Mançka nuk bëjnë përjashtim. Ish-bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj që rezulton i zhdukur që prej vitit 2022, i është sekuestruar gjithashtu një vilë.