
DURRËS- Nipi dhe shoferi i deputetit të Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj është përfshirë në një sherr ku ka përdorur dhe armë zjarri. Bëhet fjalë për Gentian Kuqin, 50 vjeç, i cili është përfshirë në një konflikt me fqinjin e tij, Mikel Spirollari, 40 vjeç. Shkak i konfliktit mes dy fqinjëve mësohet se ka qenë zhurma e shkaktuar në banesën e të plagosurit. Dyshja fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas, Kuqi ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar mbi Spirollarin. Spirollari ka marrë dy plumba në trup dhe është transportuar me urgjencë në spital. Ai ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa Kuqi është arratisur.
-
-
Degradon sherri mes fqinjëve, plagosje me armë zjarri në Durrës
25 Janar, 22:49