Video

Nipi vrau gjyqtarin, Gjon Shkambi: Po ta dija, do e kisha ndaluar 

Para kolegëve të gjyqtarit të vrarë, në Gjykatën e Apelit, Gjoni ka shprehur keqardhjen, ndërsa ka deklaruar se po ta dinte do ta kishte parandaluar.

zh.ll

 

Nipi vrau gjyqtarin, Gjon Shkambi: Po ta dija, do e kisha ndaluar 
gjon shkambi-astrit kalaja-elvis shkambi

 

TIRANË- Apeli rrëzoi ankimimin, duke lënë në fuqi masën e sigurisë 'arrest me burg' për Gjon Shkambin, i akuzuar si bashkëpunëtor për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ankimimi për ndryshimin e masës së sigurisë u shqyrtua në Gjykatën e Apelit në Tiranë, aty ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë. Para kolegëve të gjyqtarit të vrarë, në Gjykatën e Apelit, Gjoni ka shprehur keqardhjen, ndërsa ka deklaruar se po ta dinte do ta kishte parandaluar. Sipas Prokurorisë, xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi dyshohet se kishte dijeni për planin e nipit të tij, Elvis Shkambi ndaj palës kundërshtare në procesin gjyqësor dhe se mund të ketë luajtur rol nxitës në tentativën për të vrarë babë e bir, të cilët jetojnë në pronën që ai pretendon në Shkodër. Ndërkohë, autori i krimit, Elvis Shkambi nuk ka ankimuar masën e "arrestit me burg pa afat". Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 3 të arrestuarit, Elvis dhe Gjon Shkambin dhe rojen e sigurisë së gjykatës, Banush Koxhaj.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB