Video

“O Sali gjigant sa mali, dil se na mori malli”/ Demokrati i thur vargje Berishës poshtë ballkonit

Në vargjet e tij, ai e krahasoi Berishën me Gjergj Elez Alianë, ndërsa kryeministrin Edi Rama me Bajlozin e Zi.

k.m.
“O Sali gjigant sa mali, dil se na mori malli”/ Demokrati i thur
Demokrati

TIRANË- Një demokrat, në protestën poshtë shtëpisë së Sali Berishës, ka thurur vargje për ish-kryeministrin Sali Berisha. Vargjet ia lexoi me zë të lartë para demokratëve të tjerë, e pas çdo vargu u shoqërua me duartrokitje. Në vargjet e tij, ai e krahasoi Berishën me Gjergj Elez Alianë, ndërsa kryeministrin Edi Rama me Bajlozin e Zi.

NDIQENI POEZINË:

O Sali, o legjendar

Dil njiher se dum me t’par

O Sali, gjigant sa mali

Dil njiher se na mori malli

O Sali, o lideri jonë

Dil njiher shqiptar më thonë

Dil njiher, dil e na pri

Në betejë për demokraci

O Sali dil nga shpia, ashtu siç bëri Gjergj Elez Alia

O Sali dil e na pri, e ta mundim Bajlozin e Zi

Nuk ka shqiptar që nuk e di, atë Bajloz e mund veç ti.

Siç vjen deti me tallaz, thyeje ti atë kafaz

Të mbushim rrugë e sheshe plot, këtij vendi ti dalim zot

Vendi ynë është në rrezik, eja ti ti themi Ramës ik

Edhe nëse ai nuk don

Duhet ba revolucion, të gjithë me qëndrue, atdheun tonë me shpëtue

Ju bëj thirrje o shqiptar që të ngrihemi sa më parë

Me nejt ktu e me luftue, o me ik e me u turpnue se Shqipnia nuk sheh ditë

Se e kanë pushtue bolshevikë./ZËRI

Poll

MOS HUMB