Video

Pacientja del me shenja në fytyrë nga klinika e Xhensila Myrtezajt

Edhe pse ka kaluar një muaj nga momenti që ka bërë trajtimin, fytyra e të resë nuk është rikuperuar, ndaj dhe Fiori ka vendosur që ta bëjë publik këtë rast.

F.m
Pacientja del me shenja në fytyrë nga klinika e Xhensila Myrtezajt
Xhensila Myrtezaj dhe Fiori Jaso

TIRANË- Fiori Jaso, një vajzë e njohur në rrjetet sociale shkoi që të kryente shërbimet e saj të bukurisë në klinikën e këngëtares Xhensila Myrtezaj, "Silabel Clinic". Por, edhe pse zgjodhi një trajtim jo invaziv në fytyrë, siç është "HIFU Ulthera", një teknologji jo-invazive që stimulon kolagjenin në mënyrë natyrale pa dëmtime në lëkurë dhe pa nevojë për kohë rikuperimi, përfundoi duke dalë nga klinika me shenja të dukshme në fytyrë. Edhe pse ka kaluar një muaj nga momenti që ka bërë trajtimin, fytyra e të resë nuk është rikuperuar, ndaj dhe Fiori ka vendosur që ta bëjë publik këtë rast. Bashkangjitur me fotot ku duken shenjat në fytyrë, Fiori Jaso ka vendosur dhe bisedat me klinikën “Silabel”, të cilës i kërkon certifikatën e trajnimit të doktoreshës Melita Todaj, certifikatën e pajisjes dhe videon e trajtimit. Por nuk ka marrë asnjë përgjigje, ndaj dhe ka kontaktuar me kompaninë nga ku pretendohet se është blerë kjo pajisje për t'u sjellë më pas në Shqipëri, në klinikën e këngëtares. Kompania "Merz Aesthetics" pranon se nuk ka asnjë prani komerciale në Shqipëri, pra nuk kanë shitur kurrë asnjë pajisje, rrjedhimisht as tek "Silabel".

Poll

MOS HUMB