
VLORË- Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Vlora në takim me gratë dhe vajzat. Numri një i qeverisë shpjegoi nga Vlora se përse ka zgjedhur që të bëjë fushatë me gratë dhe vajzat. Për djemtë dhe burrat, pas termit "çyryk", duket se tanimë ka edhe një pseudonim tjetër.
"Çfarë është ky hall i madh që Edi Rama mbledh vetëm gratë? Këtu në Vlorë po e kthej përgjigjen për herë të parë. Çfarë shikoni këtu vërdallë nuk janë gra dhe vajza të mbledhura për të duartrokitur, por janë trupa që udhëheqin betejën tonë, për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve në të gjithë qarkun e Vlorës, dhe kjo nuk i përjashton aspak burrat dhe djemtë. Por nga ana tjetër, ky është superioriteti ynë, sepse vetëm me gratë e pararojës ne mbushim një sallë si kjo, sesa me ata të tjerë me kashtën dhe ko*et e tyre,"-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij.
MOMENTI ME VIDEO: