Video

Djali i Mhill Fufit u dhunua për një xhirim gomash

Autorët u futën në rezidencë të pajisur me leva dhe shkopa bejsbolli me qëllim rrahjen e Fufit.

F.m
Djali i Mhill Fufit u dhunua për një xhirim gomash
Kristi Fufi dhe Mhill Fufi

TIRANË- Janë zbardhur detaje nga sherri që përfundoi me dhunimin e djalit të ish-deputetit Mhill Fufi. Mësohet se Kristi Fufi 19 vjeç ka pasur një ‘fërkim’ me autorët përpara se të futej në lokalin që ndodhet në një prej zonave më luksoze të Tiranës, “Long Hill Residence”, në Lundër.

Ai ka xhiruar gomat e makinës së tij para tyre dhe për rrjedhojë, ata kanë dashur të marrin hak. Autorët u futën në rezidencë të pajisur me leva dhe shkopa bejsbolli me qëllim rrahjen e Fufit. Një prej tyre dyshohet se ka qenë i armatosur megjithatë nuk janë raportuar të shtëna me armë. 19-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës për shkak të frakturave që ka marrë në pjesë të mdryshme të trupit. Policia ka njoftuar se një prej autorëve është identifikuar dhe po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa po punohet për të zbardhur identitetet e të tjerëve.

Poll

MOS HUMB