Video

Përlotet në gjyq Safet Gjici: I kërkoj falje familjes! Oruçi më futi në kurth

Gjici tha se kjo që po i bëhet është një hakmarrje politike pasi Uruçi nuk ka marrë disa prona në bashkisë së Kukësit, që kanë qenë të zaptuara. Ai shpjegoi dhe zanafillën e përplasjes me Uruçin.

F.m
Përlotet në gjyq Safet Gjici: I kërkoj falje familjes!
Alma Kaçi, Safet Gjici dhe Abedin Oruçi

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është përlotur në sallën e gjyqit teksa u ka kërkuar falje familjarëve të tij për videoskandalin seksual që shkaktoi ‘furtunë’ në rrjet në momentin që u publikua në qershor të vitit 2023. Me lot në sy, Gjici tha në gjykatë se ai kishte marrë dënimin më të madh, atë moral dhe se ndihej fajtor për turpërimin që i kishte shkaktuar familjes.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzoi drejtpërdrejt Abedin Oruçin për të cilin tha se përmes takimit me Alma Kaçin, kishin organizuar skenarin për ta futur kurth. Gjici tha se kjo që po i bëhet është një hakmarrje politike pasi Uruçi nuk ka marrë disa prona në bashkisë së Kukësit, që kanë qenë të zaptuara. Ai shpjegoi dhe zanafillën e përplasjes me Uruçin.

“Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri te sheshi para bashkisë, sepse nuk ishte pronë e tij. Po kështu nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësit. Me Oruçin kam pasur dhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës Ambasadorja holandeze. Kam bërë kallëzim për të.Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai pagoi Alma Kaçin në shenjë hakmarrje, pasi unë nuk e lashë të zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme,"- ka thënë ai.

Publikimi i videos, ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun. Nga ana tjetër, Kaçi është lënë në arrest shtëpie.

 

Poll

MOS HUMB