Video

Polici i veshur si arush kap trafikanten e drogës

Polici ishte veshur si arush dhe mbante një 'zemër' në dorë.

D.XH
Polici i veshur si arush kap trafikanten e drogës
Arushi

PERU – Në Lima të Perusë, një polic arriti të bëjë një lojë mjaft të mirë për Shën Valentin, për të përmbushur një operacion.

Polici u vesh si arush pellushi. Gruaja (e dyshuar si shpërndarëse e lëndëve narkotike), kur pa arushin, u afrua nga kurioziteti.

Në këtë moment, kanë ndërhyrë agjentët policorë, duke e arrestuar gruan. Më tej, policia gjeti drogë në shtëpinë e të dyshuarës si trafikante. Epo, dhuratë më të bukur se kjo për Shën Valentin nuk mund të kishte./ZËRI/

Poll

MOS HUMB