Video

Prokuroria sekuestron mjetet e motrave Berisha

Makinat u identifikuan nga kamerat e sigurisë dhe u sekuestruan nga Prokuroria.

F.I
Prokuroria sekuestron mjetet e motrave Berisha
Antonela dhe Mariela Berisha

TIRANË-Kur kanë kaluar rreth dy javë nga sulmi që motrat Antonela dhe Mariela Berisha kryen ndaj Klea Prengës, policia nuk ka rënë ende në gjurmët e tyre, edhe pse ndaj të dyjave është lëshuar urdhërarresti. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije, se kërkesa për arrestimin e tyre është bërë nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa ndaj motrave rëndon akuza e plagosjes së rëndë, e kryer në bashkëpunim. Referuar të dhënave nga sistemi TIMS, dy motrat rezultojnë të jenë ende në Shqipëri, pasi ligjërisht nuk kanë dalë nga asnjë prej pikave të kalimit kufitar. Nga ana tjetër, me urdhër të Prokurorisë janë sekuestruar dy automjete në pronësi të tyre. I pari ai që është përdorur për të shkuar drejt lokalit në zonën e ‘Kodrës së Diellit’ ku dhunuan Prengën, dhe tjetri që kanë përdorur për t’u larguar nga aty. Makinat u identifikuan nga kamerat e sigurisë dhe u sekuestruan nga Prokuroria. Mjetet kanë qenë në përdorim të personave të tjerë, miq të motrave.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB