foto ilustruese
TIRANË-Presidenca ka shpallur zyrtarisht nisjen e procedurës së aplikimit për emërimin e një anëtarit të ri në Gjykatën Kushtetuese, pas largimit të Sonila Bejtjes. Dhjetë janë kandidatët që synojnë të bëhen pjesë e trupës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese. Mes emrave është ai i Naureda Llagamit. Pas humbjes në garën e hapur nga Gjykata e Lartë, ajo ka vendosur të rikandidojë, këtë herë në garën për Gjykatën Kushtetuese si kandidate e propozuar nga Presidenca. Kandidatët janë: Alaudin Malaj, Alban Toro, Alma Faskaj Vokopola, Arta Vorpsi, Brunilda Bara, Genci Gjonçaj, Jordan Daci, Lulzim Hamitaj, Naureda Llagami dhe Roland Ilia.
\ZËRI
Poll