Video

Evis Berberi kërkon gjykim të shkurtuar, GJKKO vendos më 9 dhjetor

SPAK ka dërguar për gjykim ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi si dhe 21 persona të tjerë të akuzuar.

zh.ll
Evis Berberi kërkon gjykim të shkurtuar, GJKKO vendos më 9
Evis Berberi

TIRANË- Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, ka kërkuar gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion. Berberi kërkon gjithashtu që t’i kthehen sendet e sekuestruara, përfshirë telefonin, dhe se komunikimet e nxjerra nga pajisjet elektronike të mos përdoren si prova në proces. Kërkesa e Beberit pritet të marrë përgjigje në datën 9 dhjetor, ku do të shpallet dhe vendimi nga ana e GJKKO-së, nëse çështja kalon për gjykim. SPAK ka dërguar për gjykim ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi si dhe 21 persona të tjerë të akuzuar. Berberi akuzohet “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB