
VJENË- 100 turistë, të cilët po udhëtonin për festat e Krishtlindjeve, përjetuan “ferrin”, pasi mbetën të bllokuar për 17 orë brenda një autobusi në mes të një stuhie dëbore në rrugën që të çon nga Praga në Vjenë . Ata mbërritën në Pragë dhe prej andej hipën në dy autobusë të agjencive turistike të nisura për në Vjenë. Mirëpo moti ekstrem nuk i ka lejuar të arrijnë në destinacionin e tyre.
Stuhia e fortë e borës kishte paralizuar rrjetin kombëtar të vendit, për pasojë 100 pasagjerët grekë mbetën të bllokuar për më shumë se 17 orë, pa ujë dhe ushqim, në një distancë prej 200 kilometrash nga Vjena. Mes tyre kishte të moshuar, fëmijë të vegjël, por edhe persona të grupeve vulnerabël./ZËRI