Video

Ra nga muri gjatë aksionit për të kapur të dënuarin, plagoset efektivi i "Shqiponjave’”

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë trekatëshe për të arrestuar autorin e dyshuar.

zh.ll
Ra nga muri gjatë aksionit për të kapur të dënuarin,
Klodian Llomi-gentian meda

TIRANË- Efektivi i "Shqiponjave", Gentian Meda është dëmtuar në Dibër gjatë një aksioni për arrestimin e një personi të shpallur në kërkim dhe është nisur me helikopter drejt Tiranës. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë trekatëshe për të arrestuar autorin e dyshuar. Gjatë ndërhyrjes, efektivi, dyshohet se është shtyrë nga personi që do të arresonte dhe ka rënë nga lartësia në gurë. Ndërkohë, vetë i kërkuari është hedhur nga kati i dytë për t'u arratisur. 35-vjeçari, Klodian Llomi ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 6 vite e 7 muaj burg, për  “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, vepra të kryera në Itali.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB