Video

Vrau me thikë Egli Pashollarin, autori: I rashë borisë, por më shau

Sipas tij, pasi ka marrë gruan nga puna është nisur për në spital, ndërsa ka pretenduar se viktima kishte bllokuar rrugën dhe e kishte ofenduar, pasi Buçpapaj i ka rënë borisë.

zh.ll
Vrau me thikë Egli Pashollarin, autori: I rashë borisë, por
egli pashollari-Gazment Buçpapaj

TIRANË- Gazment Buçpapaj, i cili u arrestua mbrëmjen e të hënës në Tropojë, si autor i vrasjes së Egli Pashollarit më 20 shkurt te ish-Parku, është marrë në pyetje nga Policia për krimin e ndodhur. Gjatë dëshmisë së tij para bluve, ai ka pretenduar se vrasjen e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas tij, pasi ka marrë gruan nga puna është nisur për në spital, ndërsa ka pretenduar se viktima kishte bllokuar rrugën dhe e kishte ofenduar, pasi Buçpapaj i ka rënë borisë. Më tej, ai tregon se pasi kanë ecur edhe rreth 100 metra, Pashollari ka zbritur nga makina dhe e ka sharë sërish. Ndërkohë edhe në dëshminë e dhënë nga gruaja e tij, Laureta Buçpapaj, sherri mes bashkëshortit të saj dhe viktimës nisi për bllokimin e rrugës. Pasditen e 20 shkurtit, Egli Pashollari u godit disa herë me thikë pas shpine dhe fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për në spital. 31-vjeçari u dërgua në spital nga dëshmitarë në vendngjarje, por mbërriti pa shenja jete. Ndërkohë autori pas ngjarjes u arratis, ndërsa u arrestua mbrëmjen e 2 marsit në Tropojë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB