Video

Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimin e naftës, "Konkurrenca" nis monitorimin

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe me pakicë, me fokus të veçantë tek çmimet e benzinës dhe naftës në pikat e shitjes me pakicë.

zh.ll
Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimin e naftës,
foto ilustruese

TIRANË- Në disa pika të shitjes me pakicë në Tiranë ka nisur rritja e çmimit të naftës, pas luhatjeve në bursat e huaja, pas sulmeve në vendet e Lindjes së Mesme. Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe me pakicë, me fokus të veçantë tek çmimet e benzinës dhe naftës në pikat e shitjes me pakicë. “Konkurrenca” ka njoftuar po ashtu se të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të karburanteve janë aktualisht nën monitorim nga autoriteti. Në rast se vërehen luhatje të çmimeve që tejkalojnë masën e ndryshimeve të çmimeve në bursat ndërkombëtare, Autoriteti deklaron se do të ndërmarrë masat e nevojshme sipas kompetencave të tij.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB