Video

Rikthimi i basteve sportive online! Lojtarët 'të ekspozuar', paratë në banka

Në fokus të rregullave janë kushtet teknike që duhet të plotësojnë platformat online, duke përfshirë identifikimin dhe regjistrimin e lojtarëve.

F.I
Rikthimi i basteve sportive online! Lojtarët 'të ekspozuar',
foto ilustruese

TIRANË- Në Fletoren Zyrtare janë përcaktuar standardet teknike për funksionimin e basteve sportive online në Shqipëri. Në fokus të rregullave janë kushtet teknike që duhet të plotësojnë platformat online, duke përfshirë identifikimin dhe regjistrimin e lojtarëve. Çdo lojtar duhet të regjistrohet me të dhëna të plota personale, përfshirë dokument identifikimi, adresë dhe kontaktet përkatëse, ndërsa verifikimi i identitetit bëhet përmes email-it ose numrit të telefonit. Llogaritë do të mbrohen me fjalëkalime. Çdo biletë basti, pagesë dhe fitim do të transmetohet në kohë reale në Sistemin Qendror të Monitorimit Online. Platformat duhet të kenë një arkitekturë që përballon flukse të larta, me kohë përgjigjeje nën 200 milisekonda dhe funksionim të garantuar 99.9% të kohës. Depozitimet dhe tërheqjet do të kryhen ekskluzivisht përmes kanaleve bankare ose agjentëve financiarë të licencuar, duke goditur pastrimin e parave.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB