
TIRANË- Kompania e prodhimit të pijeve energjike “8S2” është vënë në sekuestro. Gjithashtu, Gjykata e Shkodrës ka urdhëruar sekuestrimin e 97 automjeteve në pronësi të Ago Gjolajt, njëkohësisht dhe administrator i kompanisë “8S2”. Kompania ‘B.M’ sh.p.k., rezulton të jetë pronë e Sonjela Gjolajt, por administrohej nga Ago Gjolaj që prej vitesh po hetohej nga autoritetet shqiptare bashkë me vëllezërit për kontrabandë, pastrim parash dhe pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike. Autoritetet e Malit të Zi kanë qenë duke hetuar edhe bashkëshorten e tij, Sonjela Gjolaj, e cila ka nënshkruar një kontratë për blerjen e një jahti luksoz me vlerë 300 mijë euro nga një shtetas malazez të përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash. Gjolaj është akuzuar dhe për falsifikimin me pijet energjike, të cilat i tregtonte me emër të njëjtë me një kompani tjetër, “B52”. Pas hetimeve, emri tregtar i produktit u ndryshua në 8S2.
-
Sekuestrohet kompania “8S2” dhe 97 mjetet e pronarit Ago Gjolaj
18 Prill, 16:25 -