
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka ashpërsuar akuzat në drejtim të kreut të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Në konferencë me gazetarët, Meta tha se amerikanët kanë kërkuar arrestimin e tij, por shtoi se edhe nëse ndodh kjo gjë, do të vijojë të zbërthejë skemën e Dumanit, nga qelia e burgut. Përsa i përket marrjes në pyetje të nënës së bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, Meta e konsideroi një pengmarrje.
Ai gjithashtu tha se kreu i SPAK ka shkuar në burgun e Fierit për të takuar Kastriot Ismajlin, për ta bindur që të dëshmojë kundër Metës. Sipas Kreut të Partisë së Lirisë, Dumani është shndërruar një një pistoletë të kryeministrit Edi Rama për të shkatërruar pluralizmin politik. Meta foli dhe për pasurinë e tij dhe tha se ka vetëm një pjesë të shtëpisë në Pazarin e Ri dhe se atë do t’ia lërë të motrës. Në fund, Meta tha se ka informacione të sigurta se do të bëhet Kryeministër dhe më pas do të rizgjidhet President.
-
-
Përplasja Meta-Dumani
16 Prill, 18:41 -