Video

SHEVALI 007, ‘killeri’ mes yjeve të Tik-Tokut e Presidentëve

Pavarësisht akuzave që rëndojnë mbi të dhe shpalljes në kërkim, Sheval Muaremi apo siç i pëlqen ta thërrasin Shevali007 ka një jetë mjaft aktive.

F.m
SHEVALI 007, ‘killeri’ mes yjeve të Tik-Tokut e
Sheval Muaremi dhe personazhet publikë

TIRANË- Sheval Muaremi është shpallur në kërkim nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut, pasi akuzohet se është kreu i një grupi kriminal që trafikon kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës dhe është përfshirë në vrasje të shumta. Një prej tyre është edhe vrasja e shqiptarit Shyqyri Beu, i njohur dhe si Riku Beu nga Kavaja, i cili u gjet i vrarë dhe i groposur në Maqedoninë e Veriut në maj të vitit 2020, dy muaj pasi ishte zhdukur pa gjurmë.

Por kush është Sheval Muaremi?

Pavarësisht akuzave që rëndojnë mbi të dhe shpalljes në kërkim, Sheval Muaremi apo siç i pëlqen ta thërrasin Shevali007 ka një jetë mjaft aktive. Por, duhet thënë, jo në Maqedoni të Veriut, as në Shqipëri e Kosovë. Ai është strehuar në Dubai, vend ku si duket pret dhe miqtë e të njohurit e tij, takime të cilat nuk e ka aspak problem t’i pasqyrojë dhe në rrjetet sociale. Një prej tyre që ka postuar edhe vetë krah Shevali007 është Kleviol Ahmeti, i njohur dhe si Cllevio. Dyshja shihet që frekuentohen shpesh e madje darkojnë bashkë.

Në një nga këto darka, në foton e siguruar nga ZËRI, u është bashkuar dhe një tjetër person, gjithashtu i akuzuar si kreu i një grupi kriminal, shqiptari Kreshnik Farruku.

Rrethi i Sheval Muaremit është akoma më i gjerë dhe kap majat e trafikantëve që kërkohen dhe në Shqipëri. Një prej tyre është edhe Ervin Mata, i njohur dhe si ‘boli’ i kokainës dhe ish-i fejuari i këngëtares Elvana Gjata, i cili tashmë është shpallur në kërkim për trafik droge. Aktori i humorit Bes Kallaku ka qenë një prej emrave që ka kaluar kohë krah Shevalit në Dubai, gjë kjo që është gjithashtu e dokumentuar në foto. Megjithatë, rrethi i 'mafiozit të Gërçaçit', fshatit ku dhe ka lindur Shevali, është zgjeruar akoma më tej, pasi i shpalluri në kërkim për vrasje e trafik droge, ka arritur të shtrëngojë duart edhe me krerë shteti. Dy prej tyre janë Ramush Haradinaj dhe Ilir Meta.

Poll

MOS HUMB