Video

Nuk iu hap parashuta, vdes tragjikisht burri në Tajlandë

Parashustistit Nathy Odinson nuk iu hap parashuta dhe ra në trotuar.

D.XH
Nuk iu hap parashuta, vdes tragjikisht burri në Tajlandë
Parashustisti Nathy Odinson

TAJLANDË – Një parashutist britanik në Tajlandë ka provuar një test ekstrem, por që nuk shkoi aspak mirë. Parashuta e tij nuk u hap dhe 33-vjeçari Nathy Odinson nga Huntingdon, Cambridgeshire, ndërroi jetë në vendngjarje.

Odinson u ngjit në majë të një ndërtese 29-katëshe dhe vendosi të hidhej prej andej. Ngjarja ndodhi në Pattaya, Tajlandë. Kjo ngjarje është regjistruar nga një mik i parashutistit.

Në bisedën e zhvilluar mes Nathy Odinsonit dhe mikut të tij, dëgjohet teksa britaniku bën gati parashutën dhe i thotë shokut se do të rikthehej. Mirëpo, rikthimi nuk ndodhi asnjëherë.

Autoritetet tajlandeze thanë se Odinsonit nuk iu hap parashuta, ai ra sipër një peme dhe më pas në trotuar. Pavarësisht se u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, britaniku nuk arriti të mbijetojë./Express.com.ukZËRI/

Poll

MOS HUMB